Blegtoria në qarkun e Kukësit deri më tani nuk është prekur nga sëmundja e mortajës, pavarësisht rasteve të shfaqura në zonat kufitare si Shkodra dhe Peshkopia.

Si zonë kufitare, Kukësi është në monitorim të shtuar.

Në tregun e gjësë së gjallë në Kukës, aktualisht tregtohen vetëm lopët, ndërsa të imtat janë ndaluar prej javësh. Kjo ka sjellë rënie të ndjeshme të aktivitetit ekonomik për blegtorët dhe banorët.

Sektori i blegtorisë në Kukës po përballet edhe me një tkurrje të vazhdueshme, për shkak të largimit të të rinjve nga ky profesion.

Aktualisht, në qarkun e Kukësit ruhen rreth 45 mijë krerë dhi dhe dhenë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko