Skip to content

“Mos bëfshi pikën e hajrit”, këngëtari revoltohet me pushuesit në plazh: Thirrini mendjes, legena!

Këngëtari Landi Hysi, pjesë e grupit “West Side Family” ka shprehur indinjatën ndaj disa pushuesve në jug.

Këngëtari ka postuar disa video në llogaritë e tij sociale duke përdorur një gjuhë aspak të lehtë ndaj disa njerëzve që kanë festuar në jug e i kanë lënë mbetjet aty:

“Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur por me sjellje të tilla nuk kemi për të shkuar asgjëkundi. Dhe nuk mund t’i kërkojmë as qeverisë dhe as një dreqi na bëj këtë dhe atë. Nëse ti vjen vëlla ose motër për qejf dhe shkakton këtë lloj mënxyre këtu, je një derr që ai tjetri dhe qeveria do të thotë nuk kam çfarë të të bëj se je një derr.

Prandaj kujdesuni për ambientin, pini, bëni qejf dehuni por mos lini kështu menderosje nga pas, Këto gjërat tuaja po ua heq unë sot, por thirrini mendjes legena.”, dëgjohet të thotë Landi në video, duke treguar dhe pamje nga ambient.

/faxweb