Dëshmia e kryebashkiakut  të Tiranës, Erion Veliaj në Komisionin Hetimor për inceneratorët ka kaluar në akuza personale mes tij dhe kryetares së komisionit Jorida Tabaku.

Veliaj e ka cilësuar Tabakun si shpifëse, duke shtuar se qëndrimin e tij e bazon në vendimet e Gjykatës. “Jemi përballur në gjykatë dhe ke dalë shpifëse. Je dënuar për shpifje”, tha Veliaj.

Tabaku i është përgjigjur po me akuza, duke e quajtur gënjeshtari më i madh në Tiranë. “Fatkeqësia më e madhe në këtë vend është se përdor SPAK-un si qen sulmi”, tha Tabaku.

Gjatë seancës së sotme, përveç Veliajt është parashikuar të dëshmojë edhe Ëngjëll Agaçi, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Damian Gjiknuri, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe Alqi Bllako, deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re