Dorian Teliti dhe Fatos Çoçoli janë përfshirë në një debat për mbështetjen që i jepet vendit për integrimin në BE.

Teliti thotë se mazhoranca bën propagandë, ndërsa tha se opozita flet me fakte.

Në emisionin Open në News24 gjatë debatit Çoçoli u shpreh se nga ana e opozitës nuk ka asnjë veprim konkret.

Pjesë nga debati:

Teliti: Opozita flet me fakte, mazhoranca jote flet me konferenca, ju jeni propaganda. Ne jemi të fakteve.

Çoçoli: Më thuaj një veprim konkrete të opozitës tënde

Teliti: E ka miratuar, ka dhënë mbështetjen

Çoçoli: Lërë ngritjen e kartonit, një konferencë, një rezolutë

Teliti: A i ke ndjekur fjalimet në Kuvendin e Shqipërisë

Çoçoli: Humbet pikë zgjedhore ti se je pro integrimit. Prandaj meqë po flasim për ofertën integruese të dy partive kryesore

Teliti: Mos bëj zhurmuesin

Çoçoli: Nuk po bëj zhurmuesin, më tha fjalën dhe po flas

Teliti: Opozita duhet të flasë me fakte. Në komisionet parlamentare dhe në seanca kemi dhënë mbështetje.

Çoçoli: Bëni cdo ditë konferenca, lodheni juve të dilni me një konferencë për integrimin

Teliti: Gjatë qeverisjes 12 vjeçare me thuaj 5 akte që janë bërë për integrimin?

Çoçoli: Në tre vitet e fundit ke 4 samite

Teliti: Samiti është takim, ca prekim ne shqiptarët. Më thuaj 5 gjera të vërteta. Samiti është arritje?!

Çoçoli: Jam entuziast për 657 mln euro kredi të buta

Teliti: Janë borxhe…me thuaj 5 arritje

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko