Skip to content

“Mos bëni gallatë këtu…”, KQZ shtyn për në janar kërkesën për referendum për sistemin zgjedhor

KQZ ka shtyrë kërkesën për referendum për sistemin zgjedhor të dorëzuar nga 12 aktivistë të shoqërisë civile për në janarin e 2021.

Përplasje ka pasur mes anëtarëve të KQZ teksa Denar Biba nuk ka dashur të shyqrtohet fare kjo kërkesë por Klement Zguri ka ka këmbëngulur.

Në votim ka pasur 1 votë pro nga Zguri dhe 4 kundër, por njëra prej anëtareve Rezarta Bitri ka thënë se vota e saj nuk është kundër por është për shtyrje të kërkesës. Në këtë mënyrë nuk mund të kishte vendim prandaj u shty për në janar të 2021.

DEBATI NË KQZ

KLEMENT ZGURI: Hidhet në votim kërkesa për referendum për ndryshimin e sistemit zgjehdor, 1 pro dhe 4 kundër

REZARTA BITRI: Jo nuk janë 4 kundër

KLEMENT ZGURI: Mos bëni gallatë këtu, o je pro ose je kundër

 ISH-  KREU I KQZ: Jeni institucion i rëndësishëm. Mos u sillni sikur jeni mbledhur për gjel deti.