Në një lidhje me Fax News meterologia Adiola Bami ka zbuluar si do të jetë moti në vendin tonë, këtë fundjavë dhe në javën e ardhshme.

Bami tha se gjatë ditës së nesërme pritet që të ketë reshje në të gjithë territorin e vendin, ndërkohë që java e ardhshme do të ketë ulje temperaturash, edhe prani reshjesh, edhe pse jo në sasi të mëdha.

Sa i takon temperaturave ato pritet që të kenë një rënie të ndjeshme, veçanërisht në orët e para të mëngjesit.

“Ditën e sotme do të kemi mbizotërim të motit të kthjellët deri në mesditë, pasdite do të ketë prezencë më të madhe të vranësirave. Do ketë reshje shiu gjatë ditës së nesërme thuajse në të gjithë territorin shqiptar, herë pas here do të ketë intervale me kthjellime.

Dita e diel do të jetë e freskët, me vlera nga 3 deri në 21 gradë celsius, duke u kthyer në temperatura normale të muajit.  Sa i takon reshjeve, më pak e prekur do të jetë zona lindore e Shqipërisë, zona perëndimore do të ketë pak më shumë, që do të jetë prezente edhe gjatë ditës së hënë.

Temperaturat më të ulëta do të shënohen në Kukës, Has, Tropojë, Korçë dhe Pogradec, ku temperaturat në mëngjes do të jenë 3 gradë celsius.

Sa i takon temperaturave, edhe javë që vjen do të ketë vlera tipike të muajit Nëntor, duke zbritur me 2-3 gradë, Nëntori ka qenë i thatë sa i takon reshjeve, deri tani kemi pasur mungesë të tyre, edhe java e ardhshme pritet të mos sjellë sasi të mëdha reshjesh. Do të ketë intervale të shkurtra me reshjes shiu”, tha Bami.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re