Federata Shqiptare e Rafting i bën thirrje të gjithë turistëve të cilët dëshirojnë të kryejnë aktivitetin e “Eksplorim Kanioni” që të bëjnë kujdes në zgjedhjen e operatorëve turistik apo agjensive turistike që e ofrojnë këtë lloj aktiviteti.

“Subjekte të ndryshme të cilat për përfitime ekonomike fusin në kanione individë, turistë të huaj apo vendas pa asnjë pajisje sigurie duke mos respektuar asnjë standart, janë dhe do të mbeten në qëndër të vëmendjes sonë duke i paralajmëruar apo ekspozuar për rrezikun që mbartin”.- thuhet në deklaratën e Federatës.

Hyrja në kanion pa paisjet e sigurisë mund të sjelli përsëritjen e ngjarjeve të trishta si ajo e vitit të kaluar ku një vajzë humbi jetën duke eksploruar në kanionin e Holtës.

Për “Eksplorim Kanioni” është e detyrueshme pajisja e turistit me jelek shpetimi, skafander, veshje neopren (rekomandohet për mbrojtjen nga gërvishjet e mundshme), këpuc uji (të rekomandueshëm për një ecje komode) si dhe një guidë profesionale e trajnuar dhe pajisur me mjetet e nevojshme për shpëtim. Fotot e mëposhtme tregojnë rrezikshmërinë e aktivitetit të ushtruar pa mbrojtjen e duhur:

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re