Kryeministri Edi Rama, një ditë pas moskreditimit të ministrit të ri të Brenshëm, pritet të takohet me  Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
 
Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet në Presidencë me kërkesë të vetë kreut të qeverisë, lu pritet të diskutohet moskreditimi i propozuar i Ramës, Sandër Lleshi si zëvendësues i Fatmir Xhafajt
 
Ndërkohë të shtunën kreu i qeverisë iu është drejtuar me një mesazh edhe deputetëve, të cilëve iu kërkon të mos lëshojnë asnjë koment për vullnetin e treguar nga kreu i shtetit.
 
Mes tjerash, Rama shkruajti se shumica e ka për detyrë t’i dalë për zot  kushtetutës dhe qytetarëve, ndërsa politikën e cilëson si një lojë shahu, e cila nuk duhet harruar sipas Ramës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re