Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka parashikuar se temperaturat do të jenë të akullta për ditën e shtunë.

Më konkretisht thuhet se dita e shtunë do të nisë me diell e ngrica në zonat malore dhe gradualisht gjatë mesditës do të zhvillohen vranësira.

Era do të fryjë e lehtë nga kuadrati i veriut, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat do të variojnë në këto vlera: zonat malore -2ºC deri në
9ºC, zonat e ulëta 0ºC deri në 15ºC dhe zonat bregdetare 3ºC deri në
16ºC.

Kështu që para se të dilni nga shtëpia, bëni mirë të vishni një xhup të trashë dhe të vendosni ndonjë shall.






Previous article“Unë dhe mbretëresha” Ja çfarë ka ndodhur me Getoarin dhe Marinën

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko