Elon Musk vazhdoi me një ofertë prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e Twitter-it, pavarësisht kundërshtimeve të miqve që e kishin paralajmëruar kundër saj.

Axios raporton se shumë nga miqtë e tij, kur e kuptuan se ai nuk po bënte shaka, e paralajmëruan privatisht.

Burime pranë miliarderit thonë se nuk dyshojnë në sinqeritetin e tij në heqjen e kufizimeve që lidhen me platformën. Por ata mendojnë se ai ka nënvlerësuar specifikat e Twitter-it, të cilat mund ta shpërqendrojnë atë nga SpaceX ose Tesla.

Musk propozoi marrjen, bordi i kompanisë e pranoi, por njeriu më i pasur në botë më vonë u tërhoq sepse, thotë ai, ishte mashtruar për llogaritë e rreme.

Këtë javë edhe aksionerët dhanë “dritën jeshile”, por tashmë i takon gjykatave, të cilave iu drejtua kompania. Twitter synon ta detyrojë ligjërisht Musk ta blejë atë, siç ishte marrëveshja origjinale. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re