Tiranë-Arben Ristani së fundmi ka pasur një takim të përzemërt me ish-ministren e Ekonomisë, Milva Ekonomin, mesa duket kjo një miqësi që nuk ishte bërë publike më parë.

Takimi mes tyre është bërë në koncertin e bamirësisë ku interpretoi edhe sopranoja e famshme Ermonela Jaho, njëkohësisht ambasadore e YWCA në kauzën e “Fjongos Rozë”, morën pjesë shumë personazhe të njohur të fushës së artit dhe politikës shqiptare.

Ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, madje shkëmbejnë edhe puthje. Në fytyrat e tyre nuk mungon edhe buzëqeshja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re