Gjeografia është fat. Rrugëtimet kombeve nëpër histori janë të lidhura ngushtësisht me gjeografinë e tyre. Në jetën tonë, në jetën e atyre që jetuan para nesh dhe atyre që do të jetojnë pas nesh, shqiptarët dhe grekët do të fqinjërojnë po njësoj.

Në këto troje ku dikur u ngjiz kultura e botës, tharmi i qytetërimit, fillimi i shkencës, arteve, sportit e deri te hedhja në papirus e yjeve dhe lëvizja e planeteve do të jenë fqinje në shekuj të shekujve, dhe ky ishte fati që historia u caktoi këtyre kombeve.

Urtësia e popullit helen është e njohur gjërësisht në mbarë botën, por për hir të së vërtetës duhet shtuar edhe se, këto thënie ngjajnë shumë, edhe mençurinë e popullit shqiptar. Pa dashur të hyjmë në kategorizime të mëtëjshme e ftojmë lexuesin të shijojë këtë koleksion të bukur mençurish.

Si gjithnjë, ne e lexojmë të gjitha ato që shkruani, ndaj në përfundim të leximit presim të na thuash cilën prej thënieve mëposhtë vlerësove, apo çmove më së shumti.

Mos e lejo gruan të të ndryshojë. Kur t’ia dalë mbanë, do jetë rraskapitur me ty.

Femra është si hija: nëse vrapon pas saj, – largohet, nëse vrapon para saj, vrapon pas teje.

Bota është një teatër kur rolet më të mira i lozin më të këqinjtë dhe shumë rrallë anasjelltas.

Durimi zë edhe lepurin më të shpejtë.

Edhe kur thotë të vërtetën, fukarait nuk i besohet.

Edhe sikur 100 njëqind milje larg të jetë armiku, ti vepro sikur ta kishe pranë krevatit.

Fjala është argjend, heshtja është flori.

Forca e ndershmërisë është shumë e madhe, aq e madhe saqë e vlerësojnë edhe te armiku.

Fytyra ia jep bukurinë statujës, veprimi ia jep njeriut.

Gënjeshtari a mashtruesi mbas gjashtë muajsh duhet të ndërrojnë qytetin.

Gjeli që këndon gjatë lodh fytin.

Gjithçka që është e mirë për t’u ditur është e vështirë për t’u mësuar.

Historia është filozofia e mësuar nëpërmjet shembujve.

I mençuri është i lirë, budallai është skllav.

Koha është këshilltarja më e mirë.

Kur njeriu gabon, dallohet, kur gënjen, jo gjithnjë,

Ku të dëgjosh se ka shumë qershi, merr gjithmonë shportën me vete.

Kush përton t’i thyejë, s’do të hajë arra.

Me dhëndër të mirë fiton dhe një djalë, me dhëndër të keq humb dhe vajzën.

Me masë gëzoju fatit, po ashtu, me masë mbaje dhimbjen.

Mëngjesin haje vete, drekën ndaje me mikun, kurse darkën falja armikut.

Çdo shtëpi ka budallain e vet.

Injoranti është i vogël edhe nëse është plak, i dituri është i madh edhe nëse është i ri.

Në gosti te ujku, merr qenin me vete.

Ai që mëson dhe nuk e vë në jetë diturinë e tij, i ngjan atij fshatarit, që lëron tokën, po nuk e mbjell.

Në pasqyrë shihet trupi në pije shpirti.

Nëse ke një mik kretas mbaj me vete dhe një shkop.

Nëse e sheh që lëvdatat nuk i meriton atëherë janë lajka.

Mençuria është të mos zemërohesh kur duan të të zemërojnë, jo kur të kanë zemëruar.

Njeriu deri në 40 vjeç punon për të sëmurur veten, pastaj kujtohet për të ruajtur shëndetin.

Një bibliotekë është si një magazinë ilaçesh për shpirtin.

Një dimër në vendin tënd është më i ëmbël se njëqind pranvera në vend të huaj.

Pesë dhrahmi në dorë janë më mirë se dhjetë në letër.

Pëllumbi s’ka vend mes korbash.

Kur gratë dashurojnë janë më të mençura se burri më mendjemprehtë.

Qeveritë: 1. Qeverisin njerëz, 2. Qeverisin ligje, 3. Janë të përkohshme

Regjimet varen nga virtyti i njerëzve dhe jo nga institucionet.

Rrushi jep tre fruta me radhë: kënaqësi, dehje dhe pendesë.

Si të jenë mësuesit që frekuenton, do të jenë dhe shkronjat që mëson.

Shembulli i shembullit për atdheun, Sparta.

Shumë nga ata që bëjnë veprat më të pista, mbajnë fjalimet më të bukura.

Të dyja janë njëlloj rrezik: dhënia e budallait shpatën dhe të pandershmit pushtetin.

Vdekja është e pavdekshme, të gjitha të tjerat janë të vdekshme.

Dashuria kërkon trëndafilat, xhelozia kërkon gjembat.

Dituria është më e vlefshme se paraja, më e mprehtë se shpata, më e fuqishme se pushka.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re