Për kënaqësinë e lexuesve tanë sot kemi sjellë një koleksion të shkurtër por të ndritshëm nga urtësia e kulluar orientale.

Këto thënie janë një mençuri e vërtetë 24 karatshe, e që mbajtja dhe ruajtja e tyre në kujtesën tuaj apo diku që mund t’i ri-lexoni herë pas herë do të bënte që vërtetë jeta tuaj në një mënyrë apo një tjetër të drejtohet prej tyre.

Si gjithmonë, përpara se t’ju urojmë lexim të këndshëm, presim nga Ju të na thoni cilën çmuat apo vlerësuat më së shumti prej këtyre thënieve.

Mos e nënvlerëso të drejtën e vëllait tënd, sepse ti nuk je vëlla nëse humb të drejtën e tij.

Mos nënvlerëso asnjë lloj mirësie, qoftë kjo edhe një buzëqeshje.

Mikpritja është tri ditë, shtesa është lëmoshë.

Miqësia është si xhami, po u thye nuk ngjitet më.

Më tepër ruhu nga armiku që nuk të shfaqet sesa nga ai që e njeh.

Mendimi i parë i të mençurit është mendimi i fundit i injorantit.

Më budalla se ty është ai i cili të beson të fshehtat e veta.

Lëre të keqen të të lërë ajo ty.

Libri i mirë, fjala e mirë, mund të sjellin dobi, po shembulli i mirë i flet zemrës shumë më tepër se gjuha elokuente.

Liria është gjëja më e shtrenjtë që gjendet në faqen e tokës.

Mbille të mirën, qoftë edhe në vend të huaj, sepse e mira s’ka për të humbur kudo që të mbillet.

Largoje të keqen dhe përcille me këngë.

Kush kënaqet me veten e tij, i shtohen njerëzit që e kanë inat.

Kush martohet me nënën time, bëhet xhaxhai im.

Kush martohet me vajzën e një populli të huaj, bie në një gabim që nuk e ka ditur.

Kush mbjell të mira, korr falenderime.

Kush mundohet të mposhtë të vërtetën, ajo e mposhtë atë.

Kush nuk e respekton të moshuarin, po shkatërron një shtëpi në të cilën do të hyjë një ditë.

Kush nuk humb, nuk fiton.

Kush pretendon se është i butë, mërzite që ta njohësh, butësia njihet në zemërim.

Kush jep kur e ka dorën e shkurtër, do të marrë edhe kur ta ketë dorëne gjatë.

Kush kënaqet me atë që ka, i qetësohet zemra dhe trupi.

Kur Zoti përcakton për një njeri që do të vdesë filan vend, e bën atë që të ketë nevojë për të shkuar atje.

Krenaria e njeriut ndodhet në vendin e tij.

Kujt i pëlqen mendimi i tij, ka për të humbur.

Kur butësia gjendet në diçka, e zbukuron atë, e nëse largohet prej saj, e shëmton.

Kërkoje diturinë nga djepi deri në varr.

Kërkoje të mirën për fqinjin tënd, ta gjesh atë para vetes.

Koha e dembelit është dyqan i shenjtanit.

Koha është dy ditë, një është për ty e tjetra është kundra teje.

Koha është pronari i atij që nuk ka zotëri.

Koprracia është shfaqësi i të metave dhe ndarësi i dashurisë nga zemrat.

Koprracia, hamendja dhe përtacia, janë orendi të përuljes.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re