‘Fax News’ zbardh detaje të reja nga dosja hetimore ndaj drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, i cili këtë mëngjes u la ne burg nga GJKKO për korrupsion.

Referuar dosjes hetimore, më 21 nëntor të 2019 u kapën në Kukës 5 persona me 4.5 gramë hashash. Pas arrestimit, shtetasi Emirjan Beu, flet në telefon me Isuf Gegën, edhe e pyet nëse e njeh prokurorin Edmond Karriqi, pasi është arrestuar vëllai i Dritan Dedjes dhe se ai kishte njohje shoqërore me të. Gega, i përgjigjet se po pasi ai ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kavajës.

Pak minuta më vonë Isuf Gega mori në telefon Emirjanin dhe i thotë fola me prokurorin dhe e mora vesh që personi i arrestuar Ramadan Dedja është lënë me afat 15 ditë në burg. I ka thënë që është vëllai i shokut tim dhe që mund të shkojmë bashkë ta takojmë.

Në 24 nëntor Isuf Gega, takohet me Emirjan Beun dhe Dritan Dedjen në Kavajë. Një ditë më pas, vëllai i të arrestuarut shkon në Kukës dhe pas telefonatave që Isufi ka bërë me prokurorin e takon këtë të fundit në zyrë. Po atë ditë, makina e sekuestruar gjatë arrestimit për hashash i kthehet personit të vene nën akuzë. Dedja kontakton me Isufin dhe i thotë që e takova dhe mora makinën.

E njëjta bisedë është bërë edhe me babanë, ku ndër të tjera i thotë se, prokurori i ka thënë që nëse do më kishe thënë më parë, vëllain do e kishe jashtë,por mos e vri mendjen se do dalë i pafajshëm.

Në 27 nëntor këta persona shkojnë sërish në Kavajë, ku takojnë sërish Isuf Gegën, dhe në të njëjtën ditë, ky i fundit takon prokurorin. Nga ana tjetër, Edmond Karriqi kontakton me OPGJ dhe i kërkon që akt ekspertimi toksikologjik për të arrestuarin të dalë sa më shpejt.

Pas kësaj telefonate Dritani, vëllai i të arrestuarit kontakton sërish babanë dhe i thotë akt ekspertimi do dalë sa më parë. Babai i thotë se lekët janë gati dhe lekët i kemi ne. Në 2 dhjetor bëhet takimi i radhës pasi ka dalë akt ekspertimi.

Ky takim bëhet mes Dritanit dhe Isufit. Dritani flet me Emirjan Beun dhe i thotë: jam duke shkuar te Cufja, ti jap ato që më tha. Para se të shkoj të takoj Cufen, Dritan Dedja takoi babanë e të arrestuarit tjetër dhe aty këmbejnë lekët.

Sipas akuzës, pamjet filmike tregojnë që Dritani ka nxjerr në Exhange, 22 kartëmonedha 100 dollarëshe dhe 3 kartëmonedha 5 mijë lekëshe, që shkojnë në vlerën e 2 mijë e 2 dollarë. Pas tërheqjes, Dritan Dedja shkon në Kavajë takon Isuf Gegën.

Ky i fundit ngrihet nga lokali që është me Dritanin dhe shkon te lokal ‘Whiski’ ku është prokurori. Pas 10 minutash edhe Dritan Dedja shkon të bar ‘Whiski’, ku ka ndenjur me prokurorin për 20 minuta.

Pas takimit Dritan Dedja, flet me babanë dhe i thotë:

Mos e rr*, nesër shkojnë ato dhe e ke bobin tek shtëpia.

Babai e pyet: e sigurt? Dritani: po nesër e sigurt, për çfarë i kërkuan ata.

Babai: hajd mirë, ia cove krejt ti?

Dritani: krejt krejt.

Babai: hajd bukur ciao.

Këto janë disa nga provat që SPAK ka për prokurorin, për ketë rast korrupsion, i cili së bashku me shoferin e tij Isuf Gega do të qëndroj pas hekurave të paktën deri ne përfundim të hetimeve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re