Albert Camus (7 nëntor 1913 – 4 janar 1960) ishte një filozof, autor dhe gazetar francez.

Ai fitoi çmimin Nobel në Letërsi në moshën 44 vjeç në 1957, marrësi i dytë më i ri në histori. Veprat e tij përfshijnë I huaji, Murtaja, Miti i Sizifit, Rënia dhe Rebeli.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi përzgjedhur thëniet më të bukura nga veprat e tij, dhe si gjithnjë, presim nga ju të na thoni cilën prej tyre pëlqyet më së shumti, që do të donit t’ia kujtonit vetes çdo ditë.

Mos ec prapa meje; unë mund të mos drejtoj. Mos ec para meje; mund të mos ndjek. Thjesht ec pranë meje dhe bëhu miku im.

Vetë përpjekja drejt lartësive është e mjaftueshme për të mbushur zemrën e një burri.

Në thellësinë e dimrit, më në fund mësova se brenda meje qëndronte një verë e pamposhtur.

Askush nuk e kupton që disa njerëz harxhojnë energji të jashtëzakonshme thjesht për të qenë normal.

Burrat duhet të jetojnë dhe të krijojnë. Jetoni deri në pikën e lotëve.

Gjithmonë shkoni shumë larg, sepse aty do gjeni të vërtetën.

Pavarësisht se sa fort bota shtyn kundër meje, brenda meje, ka diçka më të fortë – diçka më të mirë, që shtyn fort mbrapsht.

Rebelohem; prandaj ekzistoj.

Njerëzit nxitojnë të gjykojnë në mënyrë që të mos gjykohen vetë.

Nevoja për të pasur gjithnjë të drejtë – shenja e një mendjeje vulgare.

Ju kurrë nuk do të jeni të lumtur nëse vazhdoni të kërkoni atë që përbën lumturinë. Ju kurrë nuk do ta jetoni nëse jeni duke kërkuar kuptimin e jetës.

E keqja që është në botë pothuajse gjithmonë vjen nga injoranca, dhe qëllimet e mira mund të bëjnë po aq dëm sa keqdashja nëse nuk kanë mirëkuptim.

Mënyra e vetme për t’u marrë me një botë pa liri është të bëheni kaq absolutisht të lirë, saqë ekzistenca juaj është një akt rebelimi.

Kundër padrejtësisë së përjetshme, njeriu duhet të pohojë drejtësinë dhe për të protestuar kundër universit të pikëllimit, ai duhet të krijojë lumturi.

Kur të keni parë një herë shkëlqimin e lumturisë në fytyrën e një personi të dashur, ju e dini që një burrë nuk mund të ketë mision tjetër, përveçse të zgjojë atë dritë në fytyrat që e rrethojnë.

Lum zemrat që mund të përkulen; ato nuk do të thyhen kurrë.

Unë e di që njeriu është i aftë për emocione të mëdha, por, ai të lë në të ftohtë.

Ndonjëherë, të vazhdosh, e të vazhdosh vetëm, është arritje mbinjerëzore.

Kush nuk jep asgjë, nuk ka asgjë. Fatkeqësia më e madhe nuk është mos të të duan, por të mos duash.

Bujaria e vërtetë ndaj së ardhmes qëndron në dhënien e gjithçkaje për të tashmen.

Të kërkosh atë që është e vërtetë nuk është të kërkosh atë që është e dëshirueshme.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re