Ka pasur debate të forta në Kuvend mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe ministres së shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pasi krfeu i opozitës tha se në vendin tonë ka pasur 16 mijë të vdekur më shumë nga Covid, në krahasim me shifrat zyrtare.

Manastirliu:

E keni kthyer vdekjen në refren, ka 18 muaj që tërhiqni vallen e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, Shqipëria ia ka dalë edhe ndërkombëtarisht që të fitojë betejën e Covid 19. Lajme me të vdekurit është një lojë shterpë, ju ftoj të studioni më shumë kur lexoni për fatalitete. Dhe mos fërkoni barkun kur ka fatalitete dhe një vaksinë të bërë më pak. 4.8 milionë fatalitete ka në të gjithë botën, i ka prodhuar Covid, mos tundi shifra në ajër, vijoni me akuzat tuaja për të gjithë, e morët përgigjen në zgjedhje, qytetarët shqqiptaë ua dhanë përgjgjen.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re