Policia Rrugore vijon kontrollet edhe gjatë natës për të evidentuar shkelësit dhe rritur sigurinë në rrugë.

Mësohet se gjatë natës së kaluar kontrollet janë përqendruar në aksin Sauk-Teg ku brenda pak orës janë pezulluar nëntë patenta për tejkalim shpejtësie. Radari ka zbuluar shoferë që lëviznin me shpejtësi nga 147 km/orë deri në 162 km/orë.

“Shijoni fundjavën e mos fluturoni të arrini aksidentin apo të dorëzoni patentën.

Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri tani 9 patenta të pezulluara për shpejtësi që varionte nga 147 km/h deri në 162 km/h, matur me

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor që destinacioni juaj të jetë i sigurt e ju të shkoni bashkë me patentën tek familja, ajo ka nevojë për ju.

#Mosporqarkullome kujdesne #MosPerdorNenEfektin #RespektoKufizimeteShpejtesise”, apelon policia Rrugore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re