Në 30 qershor, Erion Isai u zgjodh kryetari i ri i Bashkisë së Kolonjës, dhe për këtë arsye pak ditë më parë dha lajmin se do të hiqte dorë nga “BE Coffee” ku për një vit prezantoi përkrahë Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut.

Lidhur me largimin e tij nga aktrimi dhe prezantimi, Erioni bëri ditën e djeshme një status ku falenderonte të gjithë personazh që kontribuuan në karrierën e tij artistike. Mes tyre ishte, Ardit Gjebrea, Bes Kallaku, Agron Llakaj, Altin Basha etj.

I pari që ka reaguar në lidhje me këtë status ka qenë moderatori i njohur Ardit Gjebrea i cili e ka këshilluar Erionin për rrugën e tij të re në politikë.

“I dashur Erion Isa jam shumë i lumtur që kemi punuar bashkë dhe uroj të ndodhë përsëri. Tani një rrugë e re të pret dhe me shuuumë përgjegjësi, por vetëm një amanet kam meqë je në fillim (se mos harroj të ta them kur të shihemi): Mos fyej rëndë publikisht dikë me të cilin mund të bësh aleancë nesër dhe mos trego sa pis është dikush që do ta përqafosh nesër, sepse p.isllëku nuk do jetë më i tij, por i yti!”!, përfundon Arditi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re