Pavarësisht temperaturave dhe reshjeve të shiut, protesta e studentëve do të vijojë sot në ditën e saj të 12-të. Grumbullimi para kryeministrisë pritet të nisë në orë 11:00.

Ndërkohë që nga nesër pritet një përshkallëzim i protestës, ndërsa që të marrin pjesë ftohen dhe qytetarët.

Studentët e bashkuar këmbëngulin në realizimin e 8 kërkesave pa dialog me kryeministrin. Ndërkohë që ata i janë përgjigjur negativisht thirrjes së partive politike për të qenë në protestë.

Kështu Universiteti.info që është një nga faqet më aktive në rrjetet sociale ka bërë thirrje që në protestën e sotme të ketë pankarta kundër përfshirjes së partive politike në protestë.


Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re