Ish-deputeti Mark Marku, i cili është caktuar si drejtues politik i PD për qarkun e Lezhës ka komentuar videon që shfaqet me nerva teksa debaton dhe përdor fjalë fyese ndaj Musa Ulqinit. Rama e publikoi ditën e sotme duke ironizuar: “Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…”

Në emisionin ‘Real Story’, Marku u justifikua duke thënë se i ndodh të gjithëve që tëdalin nga vetja, ndërsa shtoi se vetë kryeministri Rama ka bërë me qindra gjeste të pahijshme.

“Edi Rama ka bërë vetë me qindra gjeste të pahijshme. Jemi njerëz, edhe ndodh të dalim nga vetja. S’do bëja as lëvizjen më të vogël, s’do dilja nga dera e shtëpisë, për një post. Faktet do ta tregojnë që s’kam pasur asnjë qëllim. Do jemi këtu, do jemi bashkë, dhe do ta shohim. Ruhesha shumë të mos thoja gjëra, sepse nuk doja të sulmohej opozita. Kur ishim në qeveri, isha deputet dhe nuk thoja kurrë asgjë. Edhe kur më pyetën për akuzat ndaj opozitës së asaj kohe, thashë janë thjesht akuza. Madje, kur shkova në komision më thanë ‘bravo të qoftë, si e thua atë, kur mund të thoje që ata janë të korruptuar, kriminelë’”, tha Marku.

Kujtojmë se fjalët e Markut në videon që ka prerë Rama janë: “Mos më fol se do të shaj. Do të shaj keq dhe do të masakroj. Do të hedh këtë shishen kokës. Boll po të them. Do ta mbyll gojën me forcë. Mos ha mut më po them. Kaq. Më le të flas”.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re