Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e pas orëve të mesditës kryesisht në zonën perëndimore dhe atë qendrore reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar.

Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 12 m/s. Valëzimi në det do të jetë 2 deri 3 ballë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko