Për ditën e nesërme, vendi ynë do të ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura me reshje e shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në pjesën veriore dhe pjesërisht atë qendrore.

Era gjatë pjesës së parë të ditës do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut-juglindjes dhe shpejtësi mesatare 3-12m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e dytë të ditës intensiteti i erës rritet, hera-herës parashikohet tufan ere dhe shpejtësi që arrin deri në 15-25m/sek.

Për shkak të erës intensive parashikohet edhe dallgëzim i lartë i forcës 6-7 ballë në detin Adriatik e kryesisht në Jon. Temperaturat me rënie në minimun dhe me rritje në maksimum.

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 8/19 Re shi diell

Kukës 6/17 Re shi diell

Lezhë 11/18 Re shi diell

Dibër 5/18 Re shi diell

Durrës 11/25 Re shi diell

Tiranë 12/24 Re shi diell

Elbasan 10/22 Re diell

Berat 11/22 Re diell

Vlorë 16/23 Re diell

Korçë 5/16 Re diell

Gjirokastër 8/21 Re diell

Sarandë 12/23 Re diell.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re