Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë apo të mos bëjmë, që na ndihmojnë për vendosjen e maskës në mënyrë të sigurt.

Maska është rekomanduar nga ekspertë shqiptarë të përdoret tashmë që masat shtrënguese po lehtësohen,, pasi nga studimet e reja, virusi qëndron në ajër, nga 30 minuta deri në 2 ose 3 orë.

“Por, mos harroni se maskat vetëm nuk mund t’ju mbrojnë nga #COVIDー19. Sigurohuni për ndjekjen e udhëzimeve të #DistancimitShoqëror, lani duart shpesh dhe tërësisht, madje edhe teksa keni vendosur një maskë”, shkruan OBSH.

Për të moshuarit mbi 60 vjeç dhe njerëzit me gjendje shoqëruese shëndetësore, është jetësore të:

Kontrolloheni për simptomat e zakonshme

Mbani të informuar famijen/miqtë tuaj në rast se keni nevojë për ndihmë

Kërkoni menjëherë shërbim të kujdesit shëndetësor, nëse hasni vështirësi me frymëmarrjen. Telefononi më parë, nëse është e mundur, thekson OBSH.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re