Nga: Alban Gorishti

Njëherë me dikë që më njihte si fetar (ky i fundit besonte në kishën e Laçit) po diskutonim për kohën, atë çast mëngjesi dukej si i vranët ndaj edhe dita sipas tij duhej të vazhdonte të përkeqësohej, unë në aq sa e njihja trendin e kohës në vendin tim i thashë që me gjasa të mëdha koha do hapej dhe ngrohej, dhe ashtu bëri atë ditë, por kur hasa pas disa ditësh me atë njeri i tha të tjerve :Ja njeriu i Zotit, tha që do ngrohej dhe kështu ndodhi(apo Zoti e dëgjoi diçka e tillë nese kujtoj mirë).

Besoj disave i ka ndodhur e njëjta situatë, gjithsesi nuk do merrem me herezinë e fjalëve të tij por kjo histori mu kujtua për 2 arsye :

E para shpesh dëgjoj nga disa predikues apo të tillë që përpiqen për të përhapur pozitivitetin apo standartin besimor tek njerëzit, të vendosin kritere mjaft të larta për të mbërritur nga popullsia e thjeshtë e cila realisht nuk i sheh mrekullitë e thjeshta të përditshmërisë, por ka nevojë për gjëmime qiellore që të fuqizojë besimin personal. Ndaj thjeshtësia në koncepte mundet tua lehtësojë masës integrimin në “tezgjahun” e doktrinës teiste. Vendosja e kritereve te kapshme për mendjen e tyre duke i përzierë me pak “fantashkence” fetare mundet të jetë e dobishme për integruar personalitetin fetar në konture shpirtërore afetare. Këtu nuk po them të gënjejmë, hasha, por të mos bëjmë “apologjetin” e një doktrine qe nuk e perceptojmë siç duhet.

E dyta që kuptova prej kësaj ndodhie është realiteti sesi disa pseudo sufi, bektashi, fallxhore, apo madje edhe doktrinat e pranuara botërisht si psh krishterimi. Këtij  personi  që u shpreh në mënyrë të tillë në një rast tjetër i thash se, pikërisht njerëzit mashtrohen nga fenomenet e mbinatyrshme në mënyrë që të besojnë sesa të besojnë të vërtetën duke shijuar mrekullitë në ushqim, nënë, babë, qiell, tokë, familje, dashuri, lumturi, pasuri etj.

A ka personifikim me të madh të madhështisë së Zotit?

Por, vazhdova duke i thënë, ti ke nevojë të besosh një fenomen cilido qoftë pavarsisht se ku ndodh (edhe në faltoret e hasmit madje) edhe pse ai fenomen mbinatyral(sipas tij) mundet të jetë një manifestim i rëndomtë i rastësishëm i Zotit para manifestimeve më të mahnitshme të cilat ia numërova. Ndërsa kjo e fundit a e di se çfarë bën, i thash, shton numrin e sharlatanëve, mashtruesve pasi aty ku ka mendim të rëndomtë ka edhe banalitet të tejskajshëm, banaliteti në këndvështrimin tim është të hyjnezosh krijesën(kushdo qoftë) dhe të trupëzosh besimin tënd tek hyjnorja.

Ndaj i flisni njerëzve fjalë të mira, i flisni atyre me atë që kuptojnë e kështu të Lartësohet i Vërteti dhe të përulen idhujt e reme.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re