Specialisti Ramazan Yüksel Gürsel theksoi se shumica e ankesave që vijnë nga fëmijët në muajt e dimrit janë në lidhje me infeksionin e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Temperaturat e larta, kolla dhe frymëmarrja me vështirësi në përgjithësi janë lajmëtarë të sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes. Në rast se nuk i kushtojmë rëndësi, për më tepër nëse fëmija juaj ka probleme alergjike, kjo mund të arrijë deri në krizat e bronkitit dhe infeksionit në veshë.

Lidhur me këtë Specialisti i shëndetit të fëmijëve dhe të sëmundjeve të tyre Dr. Ramazan Yüksel Gürsel jep informacione të rëndësishme:

Mbrohuni nga sëmundjet ngjitëse

Fëmijët pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në shkollë. Ndërsa ambienti më i përshtatshëm për formimin e infeksionit është ambienti johigjienik. Specialisti Gürsel që flet për higjienën ndaj infeksioneve të përhapura në ambientet të shkollës thotë kështu: “Në ambiente ku fëmijët qëndrojnë bashkërisht jo gjithmonë bëhet fjalë për higjienë. Prandaj edhe vaksinimi është shumë i rëndësishëm. Për shembull mbrojtja nga sëmundjet me anë të vaksinës së gripit është shumë e rëndësishme. Përveç kësaj nevojitet që ambienti i klasës të ajroset herë pas here. Mbi të gjitha duhet t’u mësojmë fëmijëve që kur të teshtijnë nuk duhet të mbyllin gojën me duar, por me krahë.”

Mos i çoni fëmijët në shkollë ndërsa janë të sëmurë

Specialisti Gürsel, i cili këshillon që fëmijët të mos frekuentojnë shkollën si për shëndetin e tij, ashtu edhe të atyre përreth, duke thënë, “Familjet nuk duhet t’i nisin në shkollë fëmijët gjatë kësaj periudhe, pasi kjo situatë përbën rrezik për fëmijët e tjerë. Kur sëmundja të kalojë plotësisht fëmija mund të vazhdojë arsimin.”

Ushqehuni shëndetshëm

Në veçanti në muajt e dimrit një mënyrë tjetër për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe virozat është ushqimi në formë të shëndetshme. Specialisti Gürsel që jep sugjerime ndaj familjeve, “Duhet të tregojmë kujdes që të konsumojmë perime dhe fruta të pasura me vitamina dhe minerale, përveç kësaj duhet të pimë ujë sa më shpesh të jetë e mundur. Duhet të marrim yndyrnat, karbonhidratet dhe proteinat në mënyrë të ekuilibruar që të mbajmë të fortë rezistencën e trupit.”

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re