Kryeministri Edi Rama nuk ka hezituar që të replikojë me ndjekësit e tij në Facebook për skandalin tek spitali Covid 2, ku një sanitare përfitoi 8 milionë lekë nga vajza e një pacienteje, e cila humbi betejën me virusin.

Komentet janë bërë në videon ku Rama vizitoi depon e ilaceve në QSUT dhe kryeministri ka reaguar për herë të parë në lidhje me skandalin korruptiv.

Njërit prej komentuesve, Rama ia kthen duke i shkruar: “Mos dëgjo po shiko, se me të dëgjuar bëhesh për gjynah edhe t’i që dëgjon!”. Ndërkohë, një tjetër qytetar i shkruan Ramës se nuk janë rimbursuar për ilaçet e covid, madje ka paguar infermerët dhe mjekët nën dorë.

“Po ne që e kemi me të provuar e faktuar, kupona tatimore të gjithë ilaçeve e vizitave që kemi blerë apo bërë për një person të sëmurë nga covidi, apo lekët dhënë mjekëve edhe infermiereve t’i mund të thuash ç’të duash zotëri i dashur por ne që e kemi provuar në kurriz s’na e shet dot sapunin për djathë”, shkruan qytetari.

Rama i është kthyer qytetarit, duke shtuar se jo të gjithë mjekët dhe infermierët duhet të futen në një thes.

“E para nuk fola për kupona edhe pse për të sëmurët nga Covidi e kemi përsëritur një mijë herë që kur trajtohen në shtëpi, duhet të marrin recetën vetëm nga mjeku i familjes dhe të qëndrojnë tek dy paketat bazë që rimbursohen 100% nga shteti, sepse përndryshe shpenzojnë pa qenë nevoja dhe marrin ilaçe që mund t’iu bëjnë edhe dëm! 

Ndërsa për lekët që i paske dhënë mjekëve e infermierëve nuk e di se s’kam asnjë provë për këtë, por nuk besoj se ke paguar gjithë mjekët e infermierët e Shqiperisë që i fyen, duke i futur të tërë në një thes! Unë nuk fle gjumë po i shoh nga afër vetë të gjitha dhe që njerëzit nuk janë budallenj kjo as nuk diskutohet, prandaj duro të vijë 25 prilli e do t’i dëgjojmë bashkarisht cfarë mendojnë!”, shkroi Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re