Miron Çako përgjegjësi i Katekizmit në Kishën Ortodokse, në një intervistë për Faxnews, është shprehur në lidhje me sektet fetare që operojnë në Shqipëri, si dhe i bëri thirrje qytetarëve mos të bien pre e indoktinimit dashakeq që i shtynë drejt vetëvrasjes. Çako gjithashtu inkurajon agjensitë ligjzbatuese për ta çuar deri në fund këtë hetim me qëllim që njerëzit ta kuptojnë cila është fe e Zotit e cila jo.

“Në qoftë se doktrina inspiron vetëflijimin duhet të ndalohet. Këto sekte ndikojnë në kryerjen e vetëvrasjes. Mos i hapni dërën çdokujt që iu troket pasi këta përfitojnë nga padija dhe gjëndja e rënduar emocionale duke të shplarë trurin  përmes doktrinës të tejmbushur me informacion. Me këta njerëz nuk duhet të takohesh. Shteti duhet të kontrrollojë nga vijnë këto sekte fetare. Keqinterpretimi i doktrinës i çoi gratë në vetflijim, duke menduar se duke sakrifikuar dhe duke u pastruar do të rilindnin në mbretërinë e Zotit. Për fat të mirë ne kemi një të mbijetuar nga kjo ngjarje e cila mund të hedhë dritë se cili ishte sekti fetar dhe kush i indoktrinoi për të kryer vetëvrasjen. Ndaj shteti nuk duhet ta mbylli hetimin, por duhet ta çojë deri në fund për të dalluar njerëzit kush është fe e Zotit dhe kush janë këta që i shtyjnë njerëzit drejt këtyre ngjarjeve makebër. Deri në moshën 11 vjeç fëmijët duhet të shkojnë në institucione fetare të shoqëruar nga prindërit. Fetë zyrtare punojnë në menyrë të hapur dhe jo si celula që shkojnë në shtëpi dhe ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të fshehtë. I bëj thirrje prindërve mos të gënjehen nga një dhuratë ose mësimi i një gjuhe të huaj dhe t’i bejnë fëmijët e tyre pjesë  të këtyre sekteve”. – u shpreh përfaqësuesi i Kishës Ortodokse për Faxnews.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re