Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula tha se Bardhyl Kraja ka qenë një ndër personat që e kanë përkrahur në punë që prej fillimeve të saj.

Kur Gentiana Sula mori detyrën si kryetare e Autoritetit të Dosjeve vite më parë, institucioni ekzistonte vetëm në letë dhe skeptikët ishin kundra hapjes së tyre.

Lexo edhe :Related Posts

Në një rrëfim ndryshe për “Quo Vadis” me modeartore Pranvera Borakajn, Gentiana kujtoi fjalët e mikut të saj, që nuk i harron kurrë.

Gentiana Sula: Një ndër personat që më ka përkrahur në punë ka qenë Bardhyl Kraja. Dhe mund edhe ta them episodin, kur del lajmi që isha bërë zv.ministre, lajmi thoshte një e përndjekur në qeveri dhe i them Bardhylit çfarë bëhet kështu pse duhet të etiketohem kështu. Bardhyli më tha një fjalë që më mbeti në mendje: Mos i moho vuajtjet e parardhësve tu, kaq. Kanë qenë momente të rëndësishme që na përcaktuan. Faktikisht pati vullnet politik që nuk dua ta mohoj me dëshmpërblime… u bë ligji i dosjeve…Ka qenë një moment inspirimi që të më çojë te kërkimi eshtrave, e para është një plagë e pambyllur, është një dhimbje që unë e ndjej. Por është edhe një fakt, nëse ti nuk ke trupin, nuk dhe dhe dokumete atëherë çfarë do të tregosh./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re