Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ditën e sotme, ku një foshnjë vajzë dy muajshe ka humbur jetën.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se foshnja është gjetur në banesë nga nëna e saj, e cila e kishte lënë vetëm për disa orë dhe është dërguar në spital pa shenja jete.

Nga hetimet e para dyshohet se foshnja ka ndërruar dhe ka qenë e kotë ndërhyrja e mjekëve. Ndërkaq, policia ka shoqëruar nënën e vajzës së vogël që humbi jetën, Sote Ozuni.

Gazetari Aldo Kozarja në një lidhje direkte për Abc Neës raporton se sipas dëshmive të të afërmve nëna e ka brakrisur foshnjën për rreth 6 ose tetë orë, pasi ka dalë në qytetin e Librazhdit.

Ndërkaq gazetari Agim Blloshmi thotë se, gruaja nuk është e panjohur për policinë e Librazhdit me veprimet e saj.

E njëjta familje ka pësuar dy ngjarje të rëndë me fëmijët pak kohë më parë, ku një prej tyre i vdiq në një aksident rrugor, ndërsa tjetri ra nga ballkoni, por për fat të mirë arriti që të shpëtonte mrekullisht. Fëmija ishte kyçur nga nëna dhe tentoi të hidhej nga ballkoni.

Nga ana tjetër dëshmiatër japin versionin e tyre për ngjarjes. Kjo grua rrëfen se e ëma kishte shkuar për t’i blerë qumështin dhe e ka gjetur tëpajetë vajzën kur ka mbërritur në banesë.

“Unë nuk e di bëri vaksinat pardje. Vajtëm në shtëpi t’i jepte gji, goca ishte pajetë. Unë e kam rritur vetë atë gocë. Ishim në supermarket, bleu dy tasa për ushqimin, qumësht gocës. Kaq ishte moj bijë si të ikte fëmija aq shpejt. E ka zënë sëmundja e tokës ose i ndikuan vaksinat”, thotë ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re