Naftëtarët e Ballshit kanë ardhur në Tiranë për të mbajtur protest para Ministrisë së Infrastrukturën. Ata janë përplasur me forcat policore, të cilët po përpiqen të shpërndajnë grumbullimin për shkak të masave ndaj Covidit.

Nga protesta dëgjohen thirrjet “Mos i prek punëtorët!” Ndërsa disa naftëtarët thonë se kanë 27 paga pa marrë dhe po e mbajnë këtë protestë për të marrë paratë e tyre, me të cilat rrisin fëmijët e tyre.

“Të hash një herë bukë në ditë. Na janë prerë dritat, na është prerë uji. Po rrojmë sin ë mesjetë. I bëjmë thirrje dhe Linda Ramës që hiqet si ëngjëll për Zahon e saj që e ka cuar nëpër plazhe. Nuk duam plazhe, nuk duam luks, duam vetëm bukën tonë. Jemi në kufi të mbijetesës”, tha një protestuese.

Prej disa kohësh, naftëtarët kanë mbajtur protesta pranë rafinerisë për plotësimin e kushteve të tyre, ku përfshihet shlyerja e pagës dhe nisja e punës.  Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama ishte shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku për udhëtimin e tij në Turqi, ku takuan Presidentin e Azerbajxhanit dhe nuk mbeti jashtë bisedës cështja e naftëtarëve të Ballshit.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

(Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë)”, shkroi Rama në fotografinë e publikuar në Facebook./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re