Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zbuluar bisedën me Lulzim Bashën para zgjedhjeve të 25 prillit të cilit i ka thënë se po “përdhunohet” populli shqiptar.

Gjatë intervistës për Syri Tv, Meta u bëri gjithashtu thirrje gazetarëve mos u shërbejnë qeverisë të cilën e etiketoi si “fashizëm”.

Debati i Metës me gazetaren:
Meta: Po më habit sot ti gazetare…
Meta: Mos u shërbeni fashizmit. Gazetarëve u bëj thirrje të gjithëve, presidenti është sulmuar në prag të zgjedhjeve. Dhe kur ka hyrë presidenti aty ka plasur dhuna në prani të presidentit dhe unë s’mund të reagoja paqësisht për ata që shkaktuan dhunë. Dhunën në Shqipëri e kanë shkaktuar ata që prishën marrëveshjen e 5 qershorit, ata të dy në bashkëpunim Basha dhe Rama. Boll e përdhunuat popullin shqiptar i thashë Bashës, je kandidat për kryeministër kurse unë do të drejtoj zgjedhjet… Ja ku po jua them, me atë kandidat që ka nxjerrë për kryeministër, LSI-ja ka marrë shumë vota. Ka marrë shumë me Bashën që nxorri si kandidat, s’e di si e kanë votuar njerëzit, nuk e di. Shumë e kanë votuar me atë.

Gazetarja: Ju po e pranoni se keni ndërhyrë në fushatë?
Meta: Për mbrojtjen e demokracisë!

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re