Pamjet tragjike nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar në Turqi e Siri kanë shokuar mbarë opinion publik.

Bilanci tragjik i viktimave dhe të plagosurve po përkeqësohet nga ora në orë.

Në një video të postuar në Twitter një gazetar ka marrë në krah një fëmijë që bashkë me familjen e saj i shpëtuan tërmetit edhe pse të traumatizuar nga ajo që kishte ndodhur.

Gazetari teksa po raportonte live shkon me vrap drejt vajzës së frikësuar dhe e merr në rah duke i thënë se tashmë kaloi çdo gjë.

“Mos ki frikë, kaloi çdo gjë. Më shiko mua, nuk ka asgjë. Je mirë,” i thotë ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re