Mjeku Ilir Alimehmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka shkruar një status me titullin “Mos ma prekni prof. Pëllumb Piperon”. Sipas mjekut Alimehmeti, Pipero në një situatë krejtesisht të panjohur, ai ka bërë maksimumin që mund të bënte, me informacion të përditësuar në media dhe me punën e tij fizike neëshërbimin e infektivit, në një moment kur çdo personazh tjeter dridhej vetëm po ta mendonte hyrjen brenda tij!

Sipas mjekut Ilir Alimehmeti, deklaratat e shumë personazheve edhe të njohur se tashmë nuk ka më vend për deklaratat e Piperos nuk janë mirëpritur.

“Në një situatë nevoje publike, ai mbushi një boshllëk informacioni shkencor që nuk mund ta plotësonte kush tjetër nga shkencat e tjera. Fakti që figura e Profesor Pëllumb Piperos u kthye në imazhin mediatik të përballjes me COVID-19 duhet përgëzuar dhe jo përgojuar.

Ju lutem mos ma përgojoni Profesorin vetëm për disa klikime apo shikime më shumë në Youtube, veçanërisht nga pjesëtarë të tjerë të trupave pedagogjike të shkencave të tjera – shkruan kolegu i tij në facebook.

Në fund lëshon edhe një apel. “Bëni punën tuaj dhe jetoni jetën tuaj, por jo duke dëmtuar punën dhe jetën e një Profesori të nderuar që po jep maksimumin e tij!

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re