Pas raportimit të KLP dhe KLGJ për punën e bërë gjatë vitit 2019-të, me tone të ashpra u dëgjua të flasë kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Duke iu drejtuar kryetares së KLGJ-së, Neureda Llagami, Ruçi tha se nuk ka arsye ligjore që të mos plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Ai madje tha se me këtë akt po mbahej peng edhe integrimi i Shqipërisë në BE.

“Kur do të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese? S’ka arsye ligjore që ju me mos hapjen e të gjitha vendeve të mbani peng Shqipërinë deri në Bruksel. Kur themi të hapen menjëherë dhe sa më shpejt, shumë shpejt që të mos jemi tek momenti që të preukupohen Ligjet për mosplotësim të kësaj rezolute”,- tha Ruçi, duke mos i lënë të djrejtnë e jalës më pas zonjës Llagami.

Më herët ajo u shpreh: “Ne jemi në fazën e e vijimit të procesit si Këshill për zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa vettingu është proces paralel që bën identifikimin e personave të ekspozuar ndaj korrupsionit. Këshilli ka filluar punën dhe besoj që edhe Këshilli do marrë shumë masa për gjyqtarët e korruptuar apo që ka indicie se janë të tillë”.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re