Përfaqësuesi politik i PS-së në qarkun e Elbasanit është ndalur në këtë qytet në ditën e ngritjes së Flamurit, ku ka folur dhe për çështje politike, mes tyre dhe zgjatjen e afateve të komisioneve të Vetingut. Gjiknuri tha se ky është një proces mbi palët, dhe për këtë nuk është e nevojshme domosdoshmërisht një marrëveshje e re politike.

“Nëse flisni për zgjatjen e procesit të Vetingut, është një proces mbi palët, adreson një problem të ngritur, ka një reformë që po funksionon, dhe me reflektimin e opozitës, do të jemi në gjendje të zgjasim jetën këtyre organeve. Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të re politike”, u shpreh Gjiknuri.

I pyetur nëse Ismail Qemali do të ishte krenar apo jo me Shqipërinë  e sotme, Gjiknuri refuzoi të jepte një përgjigje, teksa më pas e quajti emigracionin një fenomen normal.

Në këtë takim u vu re mungesa e Taulant Ballës, deputet i këtij qarku, i cili tashmë është dërguar si drejtues politik për qarkun e Fierit. Mes Gjiknurit dhe Ballës është përfolur për një përplasje.

I pyetur nga gazetarët për mungesën e tij, Gjiknuri tha: “Pyeteni zotin Balla, mos më bëni më pyetje të tilla.”.

Në fund të takimit u shfaq edhe ish-kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re