Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj është sot e pranishme në seancën e parë publike, që kpo mbahet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit që e konfirmoi në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

Sipas Komisionerit Publik, Imerajt i janë gjetur 7 shkelje, që kanë të bëjnë kryesisht me pastërtinë e figurës dhe me aftësitë profesionale, një ndër to lidhet me pretendimet se Imeraj ka përgjuar shtetasen Eriona Fino.

Elisabeta Imeraj: Po nga e mori vesh Eriona Fino se kush kur dhe pse e nisi emailin? Për shkak të punës e çështjeve sensitive, përballjes me hetime të rëndësishme, e kam detyrim, transparencën e këtij procesi që të bëhet një hetim i plotë.

Fino më 27 prill, di çdo lloj detaj në lidhje me çështjen. I jam drejtuar zyrës civile, dhe kam marrë përgjigje sa ka një histori të saj në prokurori dhe gjykatë ajo kishte bërë një kallëzim penal. I bën kërkesë komisionerit publik të kundërshtojë vendimin e komisionit mbi mua për konfirmimin në detyrë, me të gjithë logjikën e pastër të pasqyruar në pretendimet e OMN. Copa letrash, do ta kuptoni dhe do ta gjykoni vetë.

“Në shtëpinë time hapa televizorin, dhe ndryshova kanal, ndryshova bateritë e telekomandës së televizionit dhe zbuloj Elisabeta Imerajn që më përgjon”.

Ua tregova që të kuptojmë se për çfarë po diskutojmë. Nuk ësjtë se nuk jam ndjerë as e kanosur, as e intimiduar as e kërcënuar, nuk është se nuk jam e ndjeshme, por e kam bazuar gjithçka në fakte dhe në prova. Kërkoj që edhe nga ju të merret çdo vendim bazuar në fakte dhe në prova. Zotërinj të trupës gjykuese dhe OMN dhe ju Komisioner Publik, nuk arrij ta kuptoj.

Jam përballur në atë proces me pyetje të ndryshme, me qindra pyetje për të treguar se e kam për detyrë ta bëj, kam vendosur ti përgjigjem çdo pyetje. Por ajo që kam kërkuar është të mos përgjigjur me “po” ose “jo”. Më është kërkuar në 5-6 raste të përgjigjem kështu. Do ju lutesha të mos aplikohej kjo formë se është e pa aplikueshme dhe në shkelje të rëndë të çdo të drejte. Nuk ka pikë lidhje një përgjim më personin tim dhe kërkoj të hetohet deri në fund. Nëse ka patur përgjim, nëse ka patur lidhje direkte a i direkte me mua, me të gjithë familjarët e mia, të gjithë ata që më njohin dhe njoh, kam provuar se nuk ka asnjë lidhje.

Seanca për Elisabeta Imerajn në KPA, zbardhen diskutimet/ Pse OMN kërkon shkarkimin e saj

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re