Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të mos i përgjigjet Edi Ramës për pyetjen në lidhje me raportin e Dick Marty, por për zëdhënësin Tedi Blushi, të cilin kryeministri e kritikoi për gjuhën e përdorur në statusin dedikuar tij.
“Ju lutem mos më ndërhyni më për Tedi Blushin! Është Kolonjar i Paparë! Siç ishte gjysma e Rilindasve të vërtetë të Shqipërisë! Malet tona më të larta! Gjaku nuk bëhet ujë!”, shkruan Meta në fotografinë e publikuar me Blushin.
Pak minuta më parë, zëdhënësi i Presidentit iu përgjigj Ramës për raportin e Dick Marty duke mos i kursyer fjalët ofenduese ndaj tij.
“Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.
E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.
Sa për mufkat që lëshon nga Tëitter-i, as meritojnë përgjigje. Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës? Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?
Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:
1.Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!
2.Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!
3.Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!”, shkroi Blushi.
Ndërsa Rama reagoi në Twitter duke shkruajtur: “Ilir nuk mbulohet dielli me shoshë as e vërteta me lehje e me dehje!Ti duhet t’ia shpjegosh popullit pse e votove pro raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës, bashkë me Saliun!(Dhe meqë pretendon se i do shumë dëshmorët mos e lësho gjuhën jashtë kontrollit se i turpëron keq)”.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
