Skip to content

“Mos më ndërprit, je zëdhënëse apo…”- Anëtarët e KLP përplasen për mandatin e Alfred Ballës! Nurihan Seiti: Jemi në konflikt të pastër interesi

Mbledhja ku po diskutohet mandati i Alfred Ballës, kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për 15 vite, ka debate.

Debati:

Nurihan Seiti: Hidhni votim kërkesën për përjashtim, jemi në konflikt të pastër interesi me Ballën.

Sokol Stojani: Mos më ndërprit zonjë! Të kërkova, je zëdhënëse apo është kërkesë e kryetarit. Nëse është kërkesa juaj, e marrim në shqyrtim, nëse është e kryetari nuk legjitimohet. Sepse ashtu sikurse dhe ai vetë fokuson, pra qasja e tij sot është në konflikt interesi.

Nurihan Seiti: Duhet ta dini të gjithë kush është Alfred Balla. Ka përgjegjshmëri dhe ka  profesionalizimin e tij.

Sokol Stojani: Ne këtu jemi për të marrë vendime dhe vendimi i KPA nuk vihet në diskutim. Kemi kufijtë tanë të parashikuara me ligj. Vazhdimi i këtij mandati duhet të ndërpritet.

“”