TIRANË– Një ngjarje e sikletshme ka ndodhur mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe  gazetares Sonila Musaj. Teksa ajo po përpiqej që t’i merrte një prononcim kreut të Bashkisë, një nga shoqëruesit e tij e ka përqafuar atë duke sjellë irritim tek gazetarja. 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=jPdcXz9AHR0]

PJESË NGA BISEDA:

Gazetarja: Zoti Veliaj… 
Sërish gazetarja: Mos më prek
Shoqëruesi: Po të përqafoj
Gazetarja: Po ça të me përqafosh ti, as më njeh fare, si mund të përqafosh një njeri që as nuk e njeh.

Ndërkohë që e gjithë ngjarja ka ndodhur para syve të Veliaj, ai e ka anashkaluar të gjithën duke iu përgjigjur një qytetari, i cili nxitoi që t’i bënte një pyetje teksa në dorë mbante një kartë të bardhë. Pasi debati mes gazetares dhe shoqëruesit mbaron, Veliaj kthehet nga qytetari dhe i kërkon që shqetësimin t’ja dërgojë me email. 

(k.m/dosja.al) 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re