Deputeti i PS, Bujar Çela:

Jemi mësuar t’i themi muaji i festave të nëntorit. Disa festa i festa i festojmë, disa të tjera i kemi harruar. Por në themel të kujtesës tonë kanë ngelur 3 festa, 27 nëntori që është ngritja e flamurit në Lushnjë, 28 nëntori ngritja e flamurit në Vlorë dhe 29 dita e çlirimit të atdheut që i ka kaluar përmasat pasi është kudo ku ka shqipfolës dhe është festa më e madhe pa të cilën Shqipëria nuk do të ishte si kjo Shqipëri që kemi sot.

Megjithëse u cungua pabesisht por kjo që kemi në këmbë është në saj të sakrificës sublime të dëshmorëve. Unë përshëndet familjet e dëshmorëve të cilët duhet të jenë më parë në mënyrë që kjo festë të jetë sa më e madhe.

A ka kuptim për ju figura e Enver Hoxhës në këto festa?

Unë pres pyetje të tilla sepse u përkas atyre që e njohin luftën dhe mendoj se figura e Enver Hoxhës nuk mund të quhet nul. Ka edhe ai kontributin e tij përderisa ne nuk kemi nxjerrë ndonjë udhëheqës tjetër. Nëse ka ndonjë udhëheqës tjetër le të shprehet se historianët janë aty. Shumë herë kemi bërë padrejtësisht armiq dhe kriminela dhe këto fakte janë nga më të ndryshmet, që nga balli kombëtar dhe Legaliteti të cilët nga armiq më pas u rreshtuan në krahun e fituesve.

Ditën e djeshme, Çela uroi kolegët e tij në Komisionin e Ligjeve për festën e shpalljes së pavarësisë me një foto të diktatorit Enver Hoxha dhe i ofendoi më tej me fjalë të papërshatshme.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re