Në Shqipëri jetojnë dhe punojnë dhjetëra kinezë, të cilët janë më shumë të angazhuar në tregti apo në rrjetet e restoranteve të tyre tradicionalë.

Pas epidemisë vdekjeprurëse të koronavirusit, ata po përballen me dëme ekonomike, pasi klientët u rrinë larg nga frika, dhe jo vetëm kaq, por ju largohen edhe kur i shohin në rrugë.

Numri më i madh i qyetarëve kinezë në vendin tonë është përqëndruar në Tiranë. Ndaj kryebashkiaku Veliaj bën thirrje për të mos i diskriminuar ata.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=svxQpwNbkaA?feature=oembed&w=500&h=281]

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka qenë në Kinë 10 vitet e fundit më shumë sesa kinezi mesatar që jeton në Tiranë. Është dashur unë më shumë të jem në Kinë sesa kinezi tradicional te ‘Medreseja’. Kështu nëse është dikush për t’u paragjykuar duhet të jem unë, se kam qenë më shumë në Kinë. Paranoja dhe histeria nuk ka vend në qytetin tonë”, tha Veliaj.

Shumë nisma ndërkombëtare janë ndërmarrë për të mbrojtur qytetarët kinezë nga diskriminimi këto javë. Por, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Zhou Ding, përgëzon sjelljen e shqiptarëve.

“Ne ndihemi shumë ngrohtë nga mbështetja juaj në këtë betejë të popullit kinez kundër koronavirusit. Në këto momente, në disa qytete të vetëquajtura si metropol po shfaqen veprime përjashtuese dhe diskriminuese ndaj kinezëve apo aziatikëve, ç’ka është trishtuese, por në Tiranë njerëzit kanë shprehur solidaritet”.

Deri më tani, virusi vdekjeprurës ka shkaktuar vetëm një viktimë jashtë Kinës, ndërsa brenda vendit numri i të vdekurve ka shkuar në 1350. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re