Drejtori i policisë, Gledis Nano ka dhënë një konferencë për mediat ku ka folur mbi sfidën e të mërkurës në datën 25 maj ku pritet të luhet ndeshja, Roma-Feynord.

Nano kërkoi që të mos përhapej panik lidhur me një shtet-rrethim pasi ajo do të ishte një ditë feste dhe thjesht do të bllokoheshin lëvizjet për mjetet që vinin drejt Tiranës, me qëllimlehtësimin e qarkullimit.

Nano: Data 25 do jetë një ditë feste. Mos të përhapim panik me teori shtetrrethimi. Tirana do jetë e bllokuar për ata që nuk kanë punë të vijnë në kryeqytet. Policia e shtetit ka sugjeruar të bëjë bllokimin e rrugëve.

Pyetje: Mund të ketë përplasje mes dy tifozerive?

Nano: Masat e marra që tani janë masa që i kanë ndarë që në ardhje të dy tifozeritë. Janë marrë masa si nga policia bashkiake ashtu edhe ajo shtetërore. Është e vërtetë kjo që thoni ju se ka tifozë me tendenca të dhunshme dhe huligane por unë e përmenda më parë, kjo është një ditë feste. Nuk do lejojmë kurrsesi që një pakicë tifozësh nën efektin e pijeve alkoolike dhe adrenalinës të prishin imazhin e vendit tonë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re