Ditën e djeshme, drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silvana Bino, doli në një konferencë për shtyp, për t’ju shpjeguar qytetarëve situatën në vend, pas raportimeve se koronavirusi është shpërndarë në vendin fqinj, Itali.

Bino, ndoshta në tentativë për të qenë sa më e kuptueshme për qytetarët, bëri një shpjegim me një gjuhë popullore, për masat që duhen marrë për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Komunikimi i saj është kthyer në viral në rrjetet sociale.

Shihni dhe njëherë videon ku drejtoresha e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, shpjegon për popullin se si të mbrohemi nga koronavirusi. “Mos u panikosni, mos pështyni dhe mos lëshoni qyrrat”, janë disa nga këshillat e Binos.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re