Ish-diplomati Arben Cici, është shprehur se nuk ka informacion se kur dhe si është bërë ftesa e kryeministrit Edi Rama ndaj Albin Kurtit për takimin informal të liderëve të Ballkanit Perëndimor të Zhvilluar në Tiranë.

Komentet Cici i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku po komentonte mos-pjesëmarrjen e Albin Kurtit në takim.

Ai shtoi se nëse Kurti ka deleguar zëvendësin e tij, Besnik Bislimin, në këtë takim, atëherë sipas tij, gjithçka është në rregull, pasi pozicioni i kryeministrit është i delegueshëm.

“Jam mëse i sigurt që Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Greqi, shumë kohë më përpara se të merrte ftesën e Ramës për takimin informal, kur nuk e dimë se kur është bërë dhe si është bërë kjo ftesë.

Kurt ka peshuar duke marrë në konsideratë njerëzit që do takonte atje, qëllimin e takimit, ka bërë edhe aktin e delegimit të zv.kryeministrit Bislimi. Nëse kjo është e vërtetë, ai si nga pikëpamja politike dhe protokollare ka qenë shumë i saktë.

Njihet koncepti i delegimit të pozicionit të delegimit të kryeministrit në një takim, në pamundësi që ai të shkojë vetë. Pra roli i kryeministrit është i delegueshëm. Ne kemi pasur disa raste të tilla. Kjo ishte zgjidhja e Kurtit dhe nuk ka pse të ngrihet një tymnajë e madhe”, është shprehur Cici.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re