Ditën e sotme banorët e Rinasit kanë dalë në protestë për të kundërshtuar vendimin për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje.

Banorët e zonës thotë se kjo gjë i penalizon në përditshmërinë e tyre, duke sjellë edhe kosto për xhepat e tyre.

Ndër të tjera ata i bëjnë thirrje shtetit që të ndërhyjë ose në të kundërt do të protestojnë përditë.

Këta banorë janë përplasur sot edhe me policinë, me këtë të fundit që ka tentuar ti largojë. Madje në disa moment dëgjohët se si banorët i kthehen policisë “Mos prekni me dorë, nuk kemi punë me ju.

“Vdiq plaka ka tre ditë, do ikja në varreza dje nuk më lanë të hyjmë, nga të kalojmë për varreza, shkolla është e izoluar. Punonjësit e Rinasit shkojnë në aeroport, nga do shkojnë. Nuk është zgjidhje të shkojmë në këmbë”–  u shpreh një banor.

“I bëj thirrje shtetit që të lirojë rrugën ose këtu përditë. I kemi njerëzit në punë, bëjnë 20 km rrugë , 30 mijë lekë naftë për të ikur në punë”- tha një tjetër.

Duke nisur nga data 1 maj qarkullimi i automjeteve drejt aeroportit te Rinasit do të jetë vetëm me një sens levizjeje.

Thënë ndryshe, kushdo që dëshiron të shkojë në Rinas, duhet të ndjekë rrugën normale: Autostradë – Qafë-Kashar – Aeroport.

Ndërsa ata që vijnë nga veriu drejt Rinasit, duhet të kalojnë nga Fushë-Kruja në Vorë, më pas në Qafe-Kashar, për t’u kthyer drejt Aeroportit, ose për të ardhur në Tiranë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re