Deputeti i PD, Ervin Salianji ka postuar ditën e sotme në facebook një status ku kujtonte se kryeministri EdiRama kishte premtuar se në mars dhe në Qershor do të ngriheshin në hapësirë dy satelitë shqiptarë.

Salianji ironizon dekalratën e Ramës, duke thënë se në vend të satelitëve, në qiell ishin ngjitur çmimet e produkteve të shportës dhe nafta.

Postimi i Plotë nga Salianji:

Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrinte në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij!

Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta! Sot më shumë se çdo herë tjetër qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë jo për qeveri që fluturon me satelitë….

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re