Menjëherë pas fjalës së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama është larguar drejt stadiumit Air Albania, ku do të marrë dozën e tretë të vaksinës.

Teksa ka dalë nga Kuvendi, Rama është përballur me protestën e para dhe tetraplegjikëve, të cilët është ndalur për ti takuar.

“Nuk mund tiu marr dot brenda se kam lënë një orar për vaksinën, do tju presë ministrja brenda, unë do të flas me ministren dhe do tju kthej unë një përgjigje brenda pak ditësh. Nesër do të nisem në një vizitë në SHBA, dhe menjëherë sapo të kthehem prej andej do të takohem me ju. Mos rrini më në shi tani, futuni deri te dera atje dhe do tju presë ministrja”, tha Rama.

“Ju djema gazetarë që futuni kollaj ndihmojini që të futen te Kuvendi sa të vijë shërbimi”, tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re