Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së ditës së sotme me gazetarët ka bërë sërish thirrje për qytetarët që të mos shesin votën në zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen më 25 Prill.

Meta bëri dhe një paralajmërim për ata që ai i quan horra dhe banditë se viti 2005-2006 do tu duket lule në krahasim me këtë vit.

Meta:

Leje mo ca kam thënë unë. Por ca ka ndodhur këtu. Ca janë këto? Të gjithë te reflektojnë, asnjë të mos shes votën, do të ketë një plan transparent për të gjithë popullin. Çdo zyrtar individ që do të përfshihet në këto çështje do të mbajë përgjegjësi, ndërsa horrave dhe banditëve viti 2005 dhe 2006 do tu duket lule lule.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re