Vijon të jetë e tensionuar situata pranë Drejtorisë së Bujqësisë ku fermerët e Lushnjes dhe Fierit kanë orë dhe ditë që presin në lidhje me informacion për naftën pa akcizë që ata do të duhet të përfitojnë.

Një prej punonjësve ka dalë jashtë duke u thënë se do të duhet të futen nga 10 e nga 10 ndërsa fermerët janë shprehur se janë në radhë që në orën 3, duke pritur.

Më herët fermerët u shprehën se kanë të paktën 4 ditë që presin në radhë, për të marrë një përgjigje nëse janë apo jo përfitues të skemës së Ministrisë së Bujqësisë, për të përfituar naftë pa taksa nga ana e bujqëve.

Në video duken radhë të gjata me fermerë, të cilët presin për tu futur brenda për të marrë informacionin e duhur.

“Do futen 10 e 10 thotë do iu sherbejmë deri në orët e vona”– thotë një prej punonjësve.

“Bjeru bjeru se kështu e duan këta, se dje u rrahën atje”– thotë një prej fermerëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re