Vijon të jete ende e paqartë zona ku do të ndërtohen shtëpitë e banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në një prononcim për FaxNews një banorë, të cilit i është prishur banesa, shprehet i shqetësuar se nga ana e Bashkisë së tiranës po bëhen pothuajse rreth dy vite që vetëm shemben godina dhe nuk ka filluar asnjë projekt rindërtimi.

Sipas banorit kryetari Erion Veliaj ka thënë se banesat e tyre do të ndërtohen poshtë rrugës, por pa thënë specifikisht që ku, ndërkohë që vetë banorët i duan banesat të ndërtohen aty ku ishin.

Banori shpreh për kamerën e FaxNews dhe një shqetësim tjetër që ka të bëjë me mosmarrjen e bonusit të qerasë, prej tashmë më shumë se dy muajsh.

“Me sa kam dijni unë kryetari i Bashkisë ka thënë pak poshtë rrugës, konkretisht mund të jetë kashar, ai e di se ku është. Ne i duam shtëpitë ku i kemi pasur. Nëse ata do të ndërtojnë shtëpitë tona, nuk i ndërtojnë me lekët e tyre. Ata do i ndërtojnë me lekët tona, fëmijët tanë do paguajnë taksat. Ndaj të mos mburren, të krenohen dhe të thonë se Italia ka 11 vjet që nuk i ka strehuar se gënjen nga mëngjesi deri në dark. Për tre muaj bëhen gati dy vjet dhe këta vetëm po shembin dhe s’kanë hapur asnjë themel deri tani.

Nuk ke se ku të kërkosh, nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Unë kam shkuar te kryetari i Njësisë Administrative dhe i kam thënë që kemi një muaj që s’po marrim bonusin e qeresë. Unë kam dy muaj që e paguaj bonusin nga xhepi. Biles në mini-Bashkinë e Kombinatit çova gruan ngaqë mos të bëj sherr. I thanë duhet të plotësosh dokumentat. I çova certifikatën e shtëpisë të noterizuar. Unë kam 1 vite e gjys që marr qera, më thanë që mungon 1 dokument. Pasi e çova më thanë që do t’i marrësh dy muaj bashkë ndërkohë që unë nuk kam marrë asgjë”, tha një banor.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re